Skandali në MINT, Muja i VV’së merret me protagonistin e përgjimeve, e hedh topin te partia e Limajt

by informim

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, tha se zyrtari i Ministrisë së Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Enver Hajrullahu, është punësuar nga partia e Fatmir Limajt, Nisma, në kohën e PAN-it.

Kjo deklaratë e tij vjen pas publikimit të përgjimeve të një bisede të Hajrullahut për blerjen e mallrave në rezervën shtetërore.

“Ministria që është udhëhequr për shumë kohë nga NISMA, e cila si parti është njohur dhe e certifikuar për punësime partiake e familjare në administratë publike, po na paraqitet të jetë me plot staf civil të ndershëm që po e mbrokan ligjin e shtetit, si puna e këtij Enver Hajrullahut – që në fakt na qenka një ish funksionar i NISMA-s, i cili nga asamblisti i NISMËS punësohet si Certifikues në MINT në kohën e PAN!”, ka shkruar Muja.  

Ai thotë se pse nuk e incizoi veten ai kur bënë keqpërdorime derisa PAN ishte në pushtet.

“Po si nuk e incizoi asnjëri prej tyre veten më herët kur ministria ia jepte kompanive private kontratën për kontrollin e naftës, në vend se Dogana e shtetit ta kryejë atë shërbim!?”.

Përgjimi i publikuar nga Nacionale tregon për zyrtarin Enver Hajruallahu që me pozitë është certifikues, i cili bisedon me zyrtarë të tjerë të MINT. Sipas këtyre incizimeve, ndaj tij kishte presione të mëdha për ta nënshkruar kontratën rreth grurit, edhe pse disa ton mungonin. Certifikuesi nuk pranonte ta nënshkruante.

Sipas bisedës, kuptohet se kishte dyshime që një sasi e grurit në sasi prej 9 ton grurë po mungonte. Kjo duket se kishte shkaktuar edhe përplasje ndërmjet disa zyrtarëve në Ministrinë që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy