Sot, me datë 02 gusht 2023, në ambientet e Stacionit Policor në Klinë, komandanti i Stacionit Policor në Klinë, kapiten Ragip Bytyqi, ka pranuar donacion për “dhomën mike” e cila do të përdoret nga hetuesit e dhunës në familje për intervistimin e viktimave të dhunës në familje dhe personave të mitur.
Ky donacion është dhuruar nga komandanti i Komandes Rajonale Perëndimore, Kolonel Gabriele Vacca. Në këtë ceremoni ishte prezente edhe nënkryetarja e Komunës së Klinës, znj. Marqe Selmanaj.
Policia e Kosovës, do të jetë gjithmonë falënderuese dhe mirënjohëse për ndihmën e ofruar si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fusha të ndryshme dhe atë të sigurisë.
Ky donacion do të shërbejë për punë më efikase n “dhomën mike”, në Stacionin Policor në Klinë.