“Ti po e mbështet Vuçiqin, po e lufton Albinin”, Mushkolaj: Gjuha e pushtetit po ua rrezikon jetën gazetarëve

by informim

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë se qasja e pushtetit ndaj gazetarëve, duke i lidhur ata me Serbinë, ka krijuar klimë pasigurie për ta.

Ai tha mesazhe të tilla, që e etiketojnë me Serbinë dhe kërcënime me jetë, ka marrë shumë në rrjete sociale.

banner

“Qasja dhe gjuha e njerëzve të pushtetit ndaj mediave dhe gazetarëve po i rrezikon ata, duke iu krijuar klimë pasigurie në punë. Gjuha e urrejtjes në platforma sociale nga militantë e simpatizantë të VV’së dhe etiketimet, si “shpiun i Serbisë”, “argat i Vuçiqit”, “i shitun” etj. tashmë janë kthyer në normalitet. E paimagjinueshme sa shumë mesazhe kërcënuese kam marrë këto ditë në rrjetet sociale, të llojit “ti po e mbështet Vuçiqin”, “ti po  e lufton Albinin”, “duhet me ju burgosë”, “duhet me ju vra” etj”.

Mushkolaj tha se pushteti po i konsideron kritikët armiq dhe po përpiqet t’i diskreditojë e delegjitimojë, para se “armata e militantëve t’i “masakrojë” ata online dhe t’i kërcënojë edhe fizikisht”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy