Xavi e konfirmon se Dembele do të largohet: Nuk kemi mundësi të konkurrojmë me atë ofertë

by informim

Ousmane Dembele pritet të jetë i larguari i radhës nga Barcelona dhe do të rikthehet në Ligue 1.

Paris Saint Germain e ka paguar klauzolën e lojtarit prej 50 milionë eurove dhe tanimë të gjithë janë në pritje të zyrtarizimit të tij.

banner

Edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur pas fitores ndaj Milanit 0-1 për të ardhmen e Dembeles duke potencuar se francezi ka kërkuar largimin drejt PSG-së.

PSG ka disa ditë shtesë për të paguar 50 milionë euro për Dembelen

“Do të jem i qartë, Dembelé na ka kërkuar të largohet. Ai na tha se ka një propozim nga PSG, se e kanë thirrur prej andej dhe ka qenë shumë i drejtpërdrejtë, është një vendim personal dhe nuk mund të bëjmë asgjë”.

“Më dhemb shumë sepse jemi kujdesur shumë për të kështu që se ai ishte i lumtur dhe vazhdoi të bënte diferencën, por ai e ka këtë propozim, ka thënë se dëshiron të largohet dhe prandaj nuk ka luajtur”, tha Xavi.
Tutje trajneri ka thënë se Barcelona nuk ka mundësi të konkurrojë me ofertën e PSG-së dhe për këtë nuk kanë se çfarë të bëjnë.

“Është ligji i tregut, ne nuk mund të konkurrojmë me këtë propozim, është jashtë mundësive tona dhe i uroj atij gjithë fatin në botë, sepse ai na ka dhënë shumë, të paktën kur kam qenë trajner”

“Jam pak i zhgënjyer, po, por ai na tha se tashmë ka folur me Luis Enrique dhe me Nasser Al-Khelaïfi dhe nuk kishte asnjë mënyrë për ta bindur atë, ne u përpoqëm, por vendimi u mor. E pashë ai ishte aq i lumtur që nuk ishte, unë e prisja atë”, përfundoi trajneri katalunas.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy