Zeqiri: Preferoj dakordimin me kryetarët në veri që të dorëhiqem

by informim

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, e ka komentuar Udhëzimin Administrativ të MAPL-së, i cili u hap rrugë zgjedhjeve të reja në veri të vendit.

Zeqiri tha se Udhëzimi Administrativ i nxjerrë dje është jo i preferuar për të, pasi ai udhëzim do të jetë i pasuksesshëm.

banner

“Mund të jetë e pasuksesshme dhe mendoj që është pak e komplikuar, ndonëse nuk kam shumë njohuri procedurale se si mund të ndodhë kjo. Mirëpo, mendoj që është një proces që mund të jetë proceduralisht më i gjatë por në rrethanat e tanishme, mund të jetë edhe ajo që të mos ketë sukses. Unë s’do ta preferoja këtë rrugë”, tha Zeqiri në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se preferon që të ketë një dakordim nga të gjithë kryetarët e komunave në veri bashkë me qeverinë që të merret një vendim për dorëheqjen e katër kryetarëve.

“Ma merr mendja se do të ishte një proces më pak i komplikuar, por edhe ky proces duhet të ketë premisa që në një palë zgjedhjeve që do të futen komunat veriore, të gjithë qytetarët t’i përgjigjen zgjedhjeve”.

“Nëse kemi situata të bojkotit, nuk e di pse do të duhej të futeshim përsëri në zgjedhje, pasi do të komplikohej edhe më tepër situata. Dorëheqje duhet të japin ose të gjithë kryetarët e veriut ose asnjë, pasi specifikat janë të njëjta. Nëse po duhet të futen të gjitha komunat në zgjedhje, atëherë duhet një dakordim, por jo vetëm një kryetar. Do të ishte një proces më i lehtë”, tha Zeqiri.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy