Aktgjykimi për Ligjin për Zyrtarët Publik, Gashi: Pushteti sot e mori edhe një karton të kuq nga Kushtetuesja

by informim

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese shpalli Aktgjykimin për Ligjin për Zyrtarët Publik, pas kërkesës për vlerësim të kushtetueshmërisë nga deputetët e kësaj partie dhe ata të PDK’së.

Gashi ka thënë se me Aktgjykimin e Kushtetueses “lufta e pushtetit për pushtet pa kufi sot e mori edhe një karton të kuq nga Gjykata Kushtetuese.”, 

banner

“Sot, fitoi ligjshmëria, fitoi kushtetutshmëria. Humbi mundësia e kapjes së radhës, humbi beteja kundër zyrtarëve publikë. Humbi mendësia shkatërruese – antikushtetuese.

Gjykata e rrëzoi Ligjin për Zyrtarët Publikë: Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës ka vendosur njëzëri që Ligji për Zyrtarët Publikë nuk është në përputhshmëri me dy paragrafin 1 të nenit 3, Barazia para Ligjit, të Kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar Gashi.

https://www.facebook.com/ArbenGashiLDK/posts/824110099074876?ref=embed_post
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy