Arteta zbulon shkallën e lëndimit të Gabriel Jesus

by informim

Sezoni i ri në Angli pritet të filloj së shpejti dhe Arsenali ka marrë një goditje të madhe.

Topçinjtë të cilët nisin ndeshjet zyrtare që këtë të dielë kur sfidojnë Manchester Cityn për trofeun e Community Shield, ndërsa pas një javë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në Ligën Premier ndaj Nottingham Forest.

Por, ambienti tek londinezët nuk është i qetë pasi Gabriel Jesus do të humbasë disa javë për shkak se i janë rikthyer problemet në gju, të trashëguara nga sezoni i kaluar.

Këtë e konfirmoi vetë trajneri Mikel Arteta që theksoi se braziliani do të humbasë disa javë nga sezonit i ri, pasi e ka të pamundur të zbresë në fushë.

“Për fat të keq Gabriel Jesus ka ndjerë disa shqetësime në gju dhe duhet patjetër që të kontrollohet dhe ta zgjidhë këtë situatë. Nuk besoj se bëhet fjalë për diçka të rëndë, por ai do të humbasë disa javë nga sezoni i ri”.

“Më vjen shumë keq sepse po rikthehej në formën e duhur dhe tani e humbasim sërish. Por, vendimi i duhur është ai për të mbrojtur lojtarin dhe tani të mundohemi që ta integrojmë sërish derisa të rikthehet në gjendjen optimale”.

“Nuk bëhet fjalë për një dëmtim të ri, por është ai i sezonit të kaluar kur edhe iu desh t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale”, deklaroi trajneri spanjoll.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy