Asfaltohen dy rrugë në fshatin Rashincë të Komunës së Shtimes

by

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, janë asfaltuar edhe dy rrugë në fshatin Rashincë.

Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:

Asfaltohen edhe dy rrugë në Rashincë

Me bashkëpunëtorë dhe së bashku me banorët e fshatit Rashincë ishim të pranishëm gjatë punimeve për asfaltimin e dy rrugëve të këtij fshati.

Asfaltimi i rrugëve “Cani” dhe “Qorrolli” që u përfundua sot është investim në vlerë mbi 15.000€.

Po ashtu, rrugës “Qorrolli” brenda javës do t’i shtohet edhe ndriçimi publik që do të fillojë porsa të ngurtësohet plotësisht asfalti.

Këto investime janë dëshmi e mbajtjes së premtimeve për projektet që do të realizohen brenda mandatit tonë.
 

banner
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy