Ballkani për ta ruajtur epërsinë, Drita dhe Dukagjini për mrekulli – tre skuadrat kosovare zbresin në fushë sonte në Ligën e Konferencës

by informim

Skuadrat kosovare do të zbresin sonte në fushë për ndeshjet e kthimit në Ligën e Konferencës.

Ballkani, Drita dhe Dukagjini janë në rrethin e dytë të kësaj gare dhe qëllimi është të vazhdojnë tutje.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të luaj në udhëtim te Larne në Irlandën e Veriut, ku pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë synojnë të vazhdojnë tutje.

Punë shumë më e vështirë e pret Dritën, që për kundërshtar ka gjigantin çek Viktoria Plzen.

Gjilanasit kanë marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë në udhëtim kur luajtën baras 0-0.

Drita synon që në ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:00 të shkaktojë befasi pasi ka edhe përkrahje të madhe nga tifozët e saj ‘Intelektualët’.

Aspak lehtë nuk do ta ketë as Dukagjini i Klinës që ndeshjen e kthimit e zhvillon në udhëtim te Rijeka.

Klinasit kanë pësuar humbje në ndeshjen e parë në Prishtinë dhe synojnë të shkaktojnë mrekulli në Kroaci.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy