“Dejona Mihalit i është dhënë nënshtetësia e Kosovës me shpejtësinë e vajit në tepsi”

by informim

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka hedhur dyshime për veprimtarinë e koordinatore për komitetin në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Çitaku tha se ka shumë pikëpyetje se si asaj i është dhënë nënshtetësia e Kosovës, pa u ditur procedurat.

banner

Vlora Çitaku

“Këtu bëhet fjalë për një person i cili para pak vitesh ka qenë person non-grata dhe një grua që ka pushtet të frikshëm brenda strukturave dhe VV-së dhe që asnjëherë nuk ka kaluar në filtrin e votës në Kosovë.  Sikurse që është me pikëpyetjeje si një njeriu të tillë i është dhënë shtetësia, me çfarë procedure”, tha Çitaku për RTV Dukagjini

“Situatë të ngjashme kemi pas edhe për Martin Berishajn me një shpejtësi si kish me thënë zëvendësministri të vajit në tepsi i është dhënë nënshtetësia dhe i është dhënë certifikata e sigurisë. Këto në vetvete janë skandale për të mos thënë që kemi pa një agresivitet në përmasa histerie të kryeministrit për t’i dalë në mbrojtje Martinit, Nagipit e Rozetës”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy