Dhurohet donacion për familjet e prekura nga vërshimet në Komunën e Pejës

by

Lions Club International Foundation- LCIF së bashku me klubet Lions nga Peja dhe Istogu kanë dhuruar donacion 150 pako me produkte ushqimore esenciale, si dhe 150 pako me artikuj higjienik për familjet e prekura nga vërshimet e fundit në Pejë.

Me këtë aktivitet synojnë të kontribuojnë në ekonomitë familjare dhe t’ju dalin sadopak në ndihmë në këto rrethana të jashtëzakonshme.

Misioni u përmbush me aktivizimin vullnetarë te anëtarëve të klubeve Lions dhe Leo, me mbështetjen e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, me bashkëpunimin me shtabin emergjent, si dhe me Kryetarët e Këshillave Lokale.

Drejtoria e Mirëqenies Sociale në Pejë shpreh falënderim dhe mirënjohje për organizatën dhe të gjithë bashkëpunëtorët, të cilët në kohë të vështira gjithnjë kujdesen për mirëqenien e qytetarëve.
 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy