Drita dhuroi spektakël në “Fadil Vokrri”, por u eliminua nga Liga e Konferencës

by informim

Drita është eliminuar nga Liga e Konferencës, pasi pësoi humbje 2-1 nga Viktoria Plzen.

Ndeshja që filloi në ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” kishte një tempo të qetë, por që vërehej një dominim i lehtë i skuadrës çeke.

banner

Derisa afro 10 mijë tifozë krijonin një atmosferë impozante, dy skuadrat për më shumë se 15 minuta lojë nuk arritën të krijonin ndonjë rast serioz.

Por, me kalimin e minutave, rritej edhe tempo e lojës, po ashtu krijoheshin edhe rastet për gol.

Ishte mesfushori Muharrem Jashari, ai që gjuajti pranë pingules në minutën e 26-të prej rreth 15 metrave.

Në minutën e 38-të, Blend Baftiu lëshoi një goditje të fuqishme, por që u bllokua nga mbrojta kundërshtare.

Pjesa e dytë ihte edhe më drithëruese, me dy skuadrat që shënuan nga një gol.

Fillimi i 45 minutave të dytë ishte i çrregullt, pasi ndeshja u ndërpre dy herë përkohësisht për shkak të një reflektori që ndalej.

Por, kur gjendja u rikthye në normalitet, Plzen shënoi nëpërmjet Rafiu Durosinmi në minutën e 76-të.

Drita nuk u dorëzua deri në fund dhe ia doli të shënonte golin e barazimit (1-1) me anë të Benik Krasniqi (90+2′) me një asistim të Raddy Ovouka.

Kur u mendua se ndeshja po shkonte në vazhdime, golashënuesi i Dritës, Krasniqi u përjashtua me karton të kuq në minutën e 90+19-të, duke shkaktuar edhe penallti të cilën në gol e konvertoi Erik Jirka (90+23′) për rezultatin 2-1.

Drita mund të jetë krenare me lojën e treguar ndaj një skuadra tejet të përgatitur, por që gabimi në fund u kushtoi me eliminim.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy