Dua Lipa shkëlqen në imazhet e reja atraktive nga Shqipëria

by informim

Jugu i Shqipërisë ka qenë zgjedhja e artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa për pushime verore gjatë kësaj periudhe.

Dhe natyrisht, si një prej ambasadoreve më të zëshme të promovimit të Kosovës dhe Shqipërisë, të shumta kanë qenë postimet që ylli i muzikës ndërkombëtare ka bërë në rrjetet sociale.

banner

Kjo ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme (e enjte), kur 27-vjeçarja publikoi disa imazhe të reja për 88.7 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në imazhe, autorja e “Levitating” shihet e veshur me një fustan të shkurtër rozë me shkëlqim, të cilin e shoqëroi me një zinxhir ari dhe një çantë shumëngjyrëshe.

“Gjithçka çfarë bëjë është deti”, ka vendosur artistja mbishkrimin sipër fotove.

Kujtojmë që Dua po qëndron në bregdetin shqiptar bashkë me familjen e saj, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ajo zgjedh të kalojë pushimet në Shqipëri.

Ndërsa, theksojmë që projekti i fundit i saj është “Dance The Night” – kolona zanore për filmin e suksesshëm “Barbie”, ku këngëtarja nga Kosova gjithashtu bëri një paraqitje të shkurtër.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy