Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), beson se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), janë bashkëpjesëmarrës me Albin Kurtin në të keqen që po i ndodhë vendit.
Gjatë një itnerviste për Kosova Live, Haradinaj ka kritikuar këto dy parti opozitare që nuk po janë të gatshme ta rrëzojnë Kurtin përmes mocionit.
Ai ka thënë se para se të thonë “nuk i kemi numrat”, duhet t’i ofrojnë numrat.
“Kurti duhet me shku në shtëpi dje, e jo sot, se sot vonë jemi. Dëmet janë rritë. Për këtë jam i mërzitur nga dy partitë opozitare. Sepse para se të thonë nuk i kemi numrat, ata duhet t’i japin numrat e tyre. Duhet ta konfirmojnë gatishmërinë e tyre me e çu në shtëpi Kurtin. Bile e kishim pshtu Kurtin, mos me hy në gabime të reja, në rreziqe të reja, pasojave më të mdhaja”, ka thënë Haradinaj.
Më tutje, ai ka dekalruar se më mirë do të ishte të ishte dërguar një lajm në mediat ndërkomëbare për mocionin e opozitës sesa dhuna në Kuvendin e Kosovës.
“PDK dhe LDK janë bashkëpjesëmarrës në atë që po i ndodh Kosovës. Përderisa vazhdon përkeqësimi i gjendjes, përderisa vonojnë, janë bashkëpjesëmarrës. I bëj thirrje PDK-së dhe LDK-së, hajde ta kryejmë detyrën tonë opozitare, ju lutem. Së paku ta dëshmojmë se ne vet, me këto që kemi 40 e sa, jemi për me rrezu. Unë nuk e kuptoj hezitimin e tyre. Nuk duhet të rrimë komod, kur rreziqet janë të mëdha. E sot ne nejtë komod kur aleatët na sanksionojnë, përjashtojnë. Këtë nuk e kuptoj”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka thënë tutje se nuk është kundër Albin Kurtit, por për Kosovën, për këtë thotë se “Kurti duhet të largohet”.