Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se Grupi Wagner po përpiqet të destabilizojë krahun lindor të NATO-s.
Një numër i paspecifikuar luftëtarësh të Wagnerit kanë filluar stërvitjen me ushtrinë e Bjellorusisë, duke bërë që Polonia të fillojë zhvendosjen më shumë se 1,000 trupave më afër kufirit, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, zëdhënësi i sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Kirby tha se Shtëpia e Bardhë nuk ishte në dijeni të ndonjë kërcënimi specifik të paraqitur nga Wagner për Poloninë ose ndonjë vend të NATO-s.
Instituti për Studimin e Luftës (ISW) gjithashtu tha se Wagner nuk përbën ndonjë “kërcënim serioz” për Poloninë ose Ukrainën.
“Nuk ka asnjë tregues se grupi Wagner në Bjellorusi ka në fakt materialin e nevojshëm që të kryejë një sulm serioz”, thotë analisti i Rusisë i ISW-s, George Barros.