Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu i ka reaguar ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.
Lushaku-Sadriu ka thënë se vendimi i Gërvallës për largimin e Albert Prenkajt nga KPMSHCK-ja është i paligjshëm.
Ajo tutje ka thënë se Gërvalla detyrohet me zbatu më pas dënimin, dënime këto që paguhen me taksat tona.
Postimi i plotë:
Shkojmë edhe me një vendim të paligjshëm për kësaj kryediplomates që shkarkon drejtorë e diplomatë pa procedurë e mandej detyrohet me zbatu dënime.
Dënimet për vendimet e saj paguhen me taksat tona!
Përveq kësaj, kjo dëshmon edhe njëherë gjendjen e mjerë të qeverisjes së brendshme, se për reputacionin e jashtëm flasin sanksionet.