Tahiri: Aktgjykimi për zyrtarët publik, goditje ndaj tendencave të Kurtit për ta kapur administratën

by informim

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese shpalli Aktgjykimin për Ligjin për Zyrtarët Publik, pas kërkesës për vlerësim të kushtetueshmërisë nga deputetët e kësaj partie dhe ata të LDK’së.

Tahiri ka thënë se ky Aktgjykim është “goditje të drejtpërdrejtë të tendencave dhe përpjekjeve të pushtetit autokratik të Albin Kurtit për të kapur dhe nënshtruar administratën shtetërore dhe të njëjtën t’a kthejë në qerdhe të militanteve, familjarëve dhe partisë së tij.”,

banner

“Kjo është edhe një dëshmi se angazhimi ynë për mbrojtjen e rëndit kushtetues dhe vlerave demokratike jo vetëm se është i vlefshëm por edhe i domosdoshëm”, ka shkruar Tahiri.

https://www.facebook.com/OfficialAbelardTahiri/posts/824787455693798?ref=embed_post

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se disa dispozita të Ligjit për Zyrtarët Publik nuk janë në përputhshmëri me Kushtetutën.

Gjykata ka vendosur që Ligji i kontestuar t’i dërgohet Presidentes opër shpallje, pa dispozitat e konstatuara në kundërshtim me Kushtetuetën dhe ka urdhëruar Kuvendin që brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e Aktgjykimit të ndërmarrë veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e disa paragrafeve të këtij ligji.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy