Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, shijon një romancë dashurie me Val Krasniqin prej 13 vitesh.
Çifti, të cilët kanë bashkë dhe një djalë, vazhdojnë të marrin vëmendje e të komentohen në shtypin rozë.
Ka qenë së fundmi artistja që i ka bërë një dedikim në rrjete sociale, me një fotografi krah tij.
Ajo thekson se po të jetonte edhe njëqind herë sërish do të ishte e tij, do ta zgjidhte atë për partner.
“I bukuri im. Edhe njëqind herë të jetoj, prapë e jotja do të isha”, nis postimi i Ismailit.
Krijuesja e hitit “Shko” tutje shtoi: “Jeta me ty, një mrekulli. Të dua, të dua, të dua”.
Adelina ndryshe ka vite që ka bërë një tërheqje prej muzikës, ndonëse ka qenë duke moderuar një emision.