Bayern Munich e ka prioritet transferimin e sulmuesit anglez Harry Kane gjatë afatit kalimtar veror.
Gjiganti gjerman ka arritur marrëveshje prej kohësh me futbollistin për një transferim në Munich, por një gjë të tillë ende nuk e ka bërë me Tottenhamin.
Spurs deri më tani kanë refuzuar tre oferta të njëpasnjëshme të Bayernit, duke këmbëngulur të fitojnë më shumë.
Por bavarezët tanimë kanë bërë ofertën e fundit dhe i është thënë Tottenhamit se nëse nuk e pranojnë atëherë do të ndryshojnë objektiv.
Sipas asaj që ka raportuar Sky Sport, kampioni në fuqi i Gjermanisë ka ofruar 100 milionë euro me bonuse për transferimin e Kane.
Tani mbetet në dorë të Spurs nëse do ta lejojnë largimin e kapitenit të tyre, apo do të rrezikojnë që vitin tjetër ta humbasin falas.
Kane ka edhe një vit kontratë me skuadrën londineze dhe ka treguar haptazi se nuk do ta vazhdoj atë.