Biden tregon se pse do t’i pushonte punëtorët nga puna

by informim

Presidenti amerikan, Joe Biden ka një rregull për anëtarët e stafit të tij: Nëse nuk merrni kohë për t’u kujdesur për jetën tuaj personale, mund të pushoheni nga puna.

Biden u thellua në rregullin – të cilin e përforcoi si një senator i SHBA-së. Presidenti amerikan e bëri këtë deklaratë së fundi në podcast-in e quajtur “On Purpose” të Jay Shetty. Ai specifikoi rastin e një punonjësit të veçantë, njohuritë e të cilit për një seancë të ardhshme të Gjykatës së Lartë ishin të pakrahasueshme sepse ai ishte personi që i dinte të gjitha detajet. Pasi mësoi se punonjësi kishte telashe në shtëpi, Biden i tha atij të mos e ndiqte seancën e Gjykatës së Lartë.

Kur punonjësi këmbënguli të qëndronte, Biden këmbënguli edhe më shumë.

“I thashë shko në shtëpi… shko në shtëpi. Dhe e dini pse? Sepse unë do të shkoja në shtëpi,” shpjegoi Biden. “Unë kam një mijë shefa, por në fund të fundit kam vetëm një unë… E di se kur pata një krizë në shtëpi kur djemtë ishin duke u rritur, shkova në shtëpi”, ka shtuar tutje ai.

Biden po ashtu ka kujtuar edhe një rast tjetër kur ai mësoi për problemet e një punonjësi në shtëpi. Presidenti amerikan ishte gati ta pushonte nga puna nëse ai refuzonte ta merrte pushimin.

“Nëse nuk shkon në shtëpi, unë do të të pushoj. Shko në shtëpi. Marrëdhënia juaj është shumë më e rëndësishme se çdo gjë që po bëni për mua”, i kishte thënë Biden. Ai shtoi: “Pra, ky është një rregull që ne kemi. Jo një shaka.”/KP

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy