Gjakovë, nënshkruhet kontrata për zgjerimin e segmentit rrugor nga “Ura e Tabakut” deri tek “Ura e Ahmet Efendisë”

by

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini bashkë me përfaqësuesin e kompanisë “Arfa” kanë nënshkruar kontratën për zgjerimin e segmentit rrugor nga “Ura e Tabakut” deri tek “Ura e Ahmet Efendisë”.

Kjo rrugë lidhë qytetin e Gjakovës me Rekën e Keqe dhe dy pikat kufitare me Shqipërinë, “Qafën e Prushit” dhe “Qafën e Morinës”.

Kryetari Gjini është shprehur i bindur që me këtë rrugë të re, lidhja jonë me Shqipërinë dhe fshatrat e Rekës së Keqe, pos që do të jetë më e lehtë do të jetë edhe më madhe dhe më fitimprurëse për të gjithë qytetarët.

Ky projekt, që nisë menjëherë, kap vlerën totale të investimeve prej 1 milion Euro dhe financohet nga granti i performancës i fituar nga komuna e Gjakovës në vitin e kaluar.

banner
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy