Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku ka mbajtur ligjëratë informuese për kancerin e gjirit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Ai ka folur për rëndësinë që ka zbulimi i hershëm i kësaj sëmundjeje, për kontrollet e nevojshme që duhet bërë e që Qendrat e Mjekësisë Familjare i ofrojnë.
“Para të pranishmëve,para lutjeve të së premtes në Xhaminë e Madhe në #kryeqytet sot drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku mbajti ligjëratë informuese për kancerin e gjirit, për rëndësinë që ka zbulimi i hershëm i kësaj sëmundjeje, për kontrollet e nevojshme që duhet bërë e që Qendrat e Mjekësisë Familjare i ofrojnë, siç është mamografia e që mund të bëhet në QKMF te Qafa, QMF në Dardani dhe ajo në Veternik”, thuhet në njoftimin e komunës.