Në vazhdën e projekteve mbështetëse në sektorin e Bujqësisë, Komuna e Mitrovicës përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka shpërndarë mekanizëm bujqësor, konkretisht rotofreza për 27 fermerët përfitues.
Shpërndarjen e këtyre makinave e ka bërë drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu.
Drejtori Kadriu ka uruar fermerët përfitues të këtij mekanizmi, duke i njoftuar ata se komuna do të vazhdoj me përkrahjen e sektorit të bujqësisë dhe fermerët do të ndihmohen përmes subvencioneve dhe granteve të ndryshme.
Vlen të theksohet se në dy vitet e fundit Komuna e Mitrovicës ka shtuar subvencionimet dhe është rritur mbështetja për fermerët mitrovicas.