76
Nora Gjakova është eliminuar nga Mastersi i xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Kampionia olimpike u mund në raundin e dytë nga francezja, Priscilla Gneto në “Golden Score”.
Gjakova në raundin e parë fitoi lehtësisht ndaj italianes, Thauany David Capanni Dias.
Në garë sot është ende Distria Krasniqi që është kualifikuar në çerekfinale në kategorinë deri në 52 kilogramë