Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira, kryesisht relievit malor.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-36 gradë Celsius.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1 deri 7 m/s.
Për shkak të këtyre temperaturave të larta edhe indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP.
IHK bën thirrje qytetareve që mos të ndezin zjarre sepse pos dëmeve në fushën e bujqësisë dhe pasojave tjera, zjarret janë edhe burime të rrezikut të pronave tona, shëndetit dhe njerëzve në veçanti.