Papa: Dua të shkoj në Kosovë

by informim

Papa Françesku në një bisedë për revistën spanjolle “Vida Nueva” për 65-vjetorin e kësaj reviste, ka thënë se ndër udhëtimet e ardhshme të tij janë Kosova, Argjentina dhe Uruguaj.

Në pyetjen nëse ka ndonjë udhëtim të planifikuar përtej atyre të shpallura zyrtarisht, ai ka thënë se do të donte të shkojë në Kosovë.

banner

“Jemi duke punuar për Kosovën, por ende nuk është e përcaktuar përfundimisht”, tha Papa Françesku

Kur e pyesin për një udhëtim të mundshëm në Spanjë, përgjigjet: “Nuk do të shkoj në asnjë vend të madh të Evropës derisa të mos mbaroj me të vegjlit”.

Në fakt, Papa Françesku përsërit ç’pati thënë në vitin 2014, gjatë udhëtimit të tij të parë evropian, që e çoi në Shqipëri, në vendin e vogël të shqipeve, që ruan me xhelozi në historinë e vet si atë, ashtu edhe shtegtimin apostolik të Papës Gjon Pali II, në vitin 1993, menjëherë pas rënies së komunizmit.

E tani, listës së vendeve “të vogla”, mund t’i shtohet edhe Kosova, hipotezë e lindur më 22 qershorin e kaluar në Vatikan, pas audiencës me kryeministrin Albin Kurti, i cili e ftoi Papën për vizitë në Prishtinë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy