Presidenti serb Aleksandër Vuçiq thotë se projekti Open Balkan është e ardhmja e vendeve të rajonit.
Gjatë një vizite në zonën e banuar nga serbët në Bosnjë-Hercegovinë, Vuçiç deklaroi se Serbia nuk është faktor destabiliteti në rajon, por një shtet që synon paqen.
Pak ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se Open Balkan e ka kryer misionin e tij dhe shtoi se vendet e rajonit duhet të foksohen në Procesin e Berlinit.
Gjatë vizitës në bashkinë serbe të Bosnjës, Vuçiq ka folur dhe për Kosovën dhe çështjen e marrëveshjes së Dejtonit.
Ai tha se Serbia respekton integritetin territorial të Bosnjës, Kushtetutën dhe marrëveshjen e nënshkruar në vitin 1996 me komunitetin ndërkombëtar. Ndërsa deklaroi se nuk luan lojë të dyfishte ndaj boshnjakëve dhe as ndaj Kosovës.
Në vizitën e tij, Vuçiq shoqërohej nga kreu i serbëve të Bosnjës, Mirollad Dodik, person i shpallur “non-grata” nga SHBA-të.
Presidenti serb nuk ka pranuar të flasë për shpalljen “non-grata” dhe sanksionet amerikane ndaj zyrtarëve serb, siç ishte rasti i kreut të shërbimit inteligjent Aleksandër Vulin.
Kujtojmë se më herët për sa i përket Ballkanit të Hapur kryeministri Edi Rama deklaroi se nisma e mbylli misionin e saj dhe tashmë është koha që vendet e rajonit të fokusohen te Procesi i Berlinit.