Zyrtare: Chelsea transferon Axel Disasin

by informim

Chelsea ka njoftuar zyrtarisht se ka kompletuar transferimin e Axel Disasi nga Monaco.

Blutë kanë paguar 45 milionë euro për kartonin e tij te skuadra nga Ligue 1, ndërsa ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare.

“Chelsea ka kënaqësinë të konfirmojë nënshkrimin e francezit Axel Disasi nga Monaco”, thuhet në komunikatën e Bluve.

“Qendërmbrojtësi ka rënë dakord për një kontratë gjashtëvjeçare në Stamford Bridge dhe arrin me një përvojë të pasur të nivelit të lartë.

“Disasi ka bërë 130 paraqitje në Ligue 1, ka luajtur katër herë te Franca dhe ka qenë pjesë e skuadrës së vendit të tij për Botërorin e vitit të kaluar në Katar”, thuhet më tej në njoftimin e Chelseat.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy