Albin Kurti shpreh keqardhjen e tij për vërshimet në Slloveni dhe Austri

by informim

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kryministri i Kosovës Albin Kurti, është shprehur se ndjehet i prekur nga përmbytjet shkatërruese që i kanë goditur Slloveninë dhe Austrinë. Ai ka thënë se ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor.

Ky është postimi i tij në Twitter: “Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me ata të prekur nga përmbytjet shkatërruese në Slloveni dhe Austri. Ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor dhe rëndësinë e solidaritetit si dhe veprimit të përbashkët për të luftuar kërcënimet”.

banner

Kujtojmë se ditën e djeshme Sllovenia dhe Austria janë goditur nga moti me të rreshura të dendura dhe erë të fuqishme të cilat kanë shkaktuar viktimadhe dhe shumë dëme materiale.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy