Anija cisternë ruse është dëmtuar në një sulm pranë urës së Krimesë

by

Shpërthime ndodhen gjatë natës, bllokohet trafiku

Shpërthimet kanë ndodhur në orët e para të ditës së sotme pranë urës së Krimesë, sipas mediave lokale.

banner

Zyrtarët e cituar nga burimet ruse thanë se shpërthime u dëgjuan në qytetin e diskutueshëm të Kerçit dhe trafiku në urë u bllokua.

Mediat e Moskës thonë se një sulm me dron detar në ngushticën Kerç kishte në shënjestër tankerin rus të kimikateve Sig dhe një ekip shpëtimi u dërgua në vendngjarje.

Qendra e Koordinimit të Shpëtimit Detar në qytetin rus të Novorossiysk tha për agjencinë e lajmeve Tass se “dhoma e motorit” e cisternës ishte “dëmtuar, megjithëse jo shumë”.

Burimi shtoi se ekuipazhi i anijes është i sigurt.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy