Çfarë po paralajmëron Vesa Luma?

by

Këngëtarja e mirënjohur, Vesa Luma prej vitesh është tërhequr nga muzika duke iu përkushtuar jetës private.

Disa vite më parë ajo u largua nga Kosova dhe bashkë me partnerin e saj, reperin Big Basta dhe djalin e tyre nisën një jetë të re në Zelandën e Re.

banner

Këtë verë çifti janë kthyer për pushime në Shqipëri dhe me sa duket qëndrimi i tyre këtë herë do të jetë më i gjatë.

Vetë Vesa ka zbuluar se po planifikon të rikthehet në muzikë me projekte të reja.

Ajo u shpreh se ka reflektuar dhe se po e mendon rikthimin në industrinë e muzikës.

“E kam një lajm të mirë, nuk do të kthehem mbrapsht në Zelandë, se kam përshtypjen se kemi nevojë për më shumë hite, hite që qëndrojnë gjatë, kështu që kam reflektuar, kam ardhur në përfundim që i duhem këtij vendi, apo jo?”, ka thënë Vesa.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy