Inter zyrtarizon miqësoren me skuadrën shqiptare

by

Interi do të presë në një miqësore skuadrën e Egnatias në Itali.

Lajmi i publikuar prej ditësh, tashmë është zyrtarizuar edhe nga vetë klubi i Interit që njofton se në datën 13 gusht, do të luhet miqësorja me Egnatian në stadiumin “Paolo Mazza” në Ferrara.

banner

“Ruajeni datën”, shkruan klubi zikaltër në rrjetet sociale teksa në sajtin zyrtar ka dhënë edhe detaje për ndeshjen.

“Interi që do të luajë ndaj Salzburgut në Austri në datën 9 gusht, do të presë një tjetër miqësore që do të mbyllë parasezonin.

Të dielën e datës 13 gusht në orën 20:00, në stadiumin “Paolo Mazza” në Ferrara, zikaltërit do të përballen me ‘Klubi Sportiv Egnatia’, një klub nga Rrogozhina që luan në ligën më të lartë në Shqipëri”, shkruan Interi në njoftimin zyrtar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy