61
Policia në Shkodër ka asgjësuar 15 mijë e 395 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të cilat u zbuluan gjatë kontrollit në disa fshatra të bashkive Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë.
Aksioni u realizua duke përdorur edhe dronë, aksion ky i cili është faza e njëmbëdhjetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, raporton Euronews.al.
Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 58 mijë e 184 fidanë dhe bimë narkotike kanabis sativa, janë vënë në pranga 4 autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë.