Nënë e bijë nga Kosova vdesin në një aksident në Kroaci, babë e bir në gjendje të rëndë

by

Në një aksident në Kroaci kanë humbur jetën dy shtetas të Kosovës ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Në aksidentin e ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në dalje të Ravçës, në autostradën A1, kanë mbetur të vdekur nënë e bijë shtetas të Kosovës, ndërsa baba e biri kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transportuar në spitalin e Splitit.

banner

Bëhet e ditur se shtetasit e Kosovës vozisnin veturë gjermane, BMW.

Në aksident ka humbur jetën edhe një 33-vjeçar nga zona e Zarës, i cili drejtonte automjetin Volkswagen T-Roc.

BMW-ja e shtetasve të Kosovës është rrokullisur nga forca e goditjes, ndërsa VW humbi gjysmën e pjesës së përparme.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur aksidenti që shkaktoi tre viktima.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy