Pasi i dha fund martesës 6-vjeçare, Ricky Martin gati për të rigjetur dashurinë: Çdo mëngjes dua të zgjohem me puthje

by

Këngëtari i njohur Ricky Martin muajin e kaluar njoftoi se ai dhe bashkëshorti i tij, Yousef i kishin dhënë fund martesë së tyre 6-vjeçare.

Gjatë një interviste për “Telemundo”, këngëtari foli për jetën e tij personale dhe divorcin nga partneri.

banner

Ricky Martin tregoi se kur publiku e mori vesh lajmin e ndarjes ata tashmë e kishin kaluar procesin e vështirë.

Kur publiku e mori vesh, ne kishim kaluar vështirësitë”, u shpreh Martin.

Ndërsa tregoi se është i gatshëm që të rigjejë sërish dashurinë dhe të nisë një lidhje të re, teksa shtoi se i pëlqen që çdo mëngjes të zgjohet me puthje.

Nuk po flas për të ardhmen e afërt, por më pëlqen të jem i dashuruar, më pëlqen të jem në një lidhje, më pëlqen të zgjohem në mëngjes për një puthje në mëngjes.”– tha këngëtari.

Përsa i përket mënyrës së si dy fëmijët e ish-çiftit e pritën lajmin e ndarjes së tyre, Ricky rrëfeu se ata kanë reaguar shumë mirë, pasi nuk i kanë parë ata asnjëherë duke u grindur.

“Fëmijët e tanë s’na kanë parë kurrë duke debatuar sepse ne i zgjidhnim mosmarrëveshjet që kishim së bashku në dhomën tonë”, tha artisti ndër të tjera.

Ndërsa shtoi: “Na thanë “do divorcoheni? Po si do divorcoheni? Pse? Kështu që kur u thamë, ata thanë, ‘OK, a jeni të lumtur? A jeni mirë? Ky është vendimi juaj? Mos e bëni për ne, ne jemi mirë’”.

Ndonëse janë divorcuar çifti ruajnë akoma marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin, ndërsa disa javë më parë Ricky ka kërkuar kujdestarinë e përbashkët të dy fëmijëve të tyre.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy