Shiu ju prish planet pushuesve. Durrësi dhe Vlora përfshihen nga reshjet e dendura të shiut, trafik i rënduar në disa akse rrugore

by

Moti i keq u ka prishur planet pushueseve këtë fundjavë, duke i privuar na plazhi dhe duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin, në disa qytete të vendit.

Shiu i rrëmbyeshëm ka bërë që në shumë rrugë të Vlorës të ketë probleme. Disa prej akseve rrugore, kryesisht në lagjet 1 Maji, 24 Maji dhe Pavarësia, raportohet se janë nën pushtetin e ujit.

banner

Reshjet vijojnë ende të jenë të dendura çka mund të shkaktojë edhe përmbytje në qytet.

Situatë problematikë paraqitet edhe në Durrës, ku në rrugët e qytetit është krijuar trafik i rënduar duke vështirësuar kështu qarkullimin.

Po ashtu, në qytetin bregdetar turistët që kanë ardhur për pushime apo për fundjavë, janë detyruar të largohen për shkak të shiut.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy