SHSKUK: 17 persona kërkuan ndihmë pas të shtënave me armë mbrëmë, një vdiq përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi

by informim

Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 17 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant”, në Prishtinë. Shtatë kanë qenë të lënduar me armë zjarri dhe 10 me mjete të mprehta.

Sipas SHSKUK’së, pesë prej tyre janë pranuar për trajtim të mëtejmë, pas ndihmës mjekësore emergjente në Klinikën Emergjente. Një prej të lënduarve që ishte duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv Qendror ka vdekur.

banner

“Ndërkaq, përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor, një person i datëlindjes 1984, ka ndërruar jetë në Mjekimin Intensiv Qendror. Numri total i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ishte 17”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy