Zbulohen detaje për sulmin e armatosur në “Bon Vivant” në Prishtinë

by informim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zbuluar detaje në lidhje me konfliktin e armatosur që ndodhi në orët e para të së shtunës në një lokal nate në qendër të Prishtinës.

“Më datën 04.08.2023 në orët e mbrëmjes, prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë është njoftuar nga ana e Policisë së Kosovës, që në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë respektivisht në lokalin “Bon Vivant”, se ka të shtëna me armë zjarri. Me të marrë informacionin, prokurori i shtetit bashkë me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ka konstatuar se si pasojë e të shtënave ka persona të plagosur.

banner

“Është konstatuar se nga arma e zjarrit kanë rezultuar të plagosur 7 persona, njëri nga ta, si pasojë nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. Ndërsa 13 persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore nga gërvishtjet e xhamave apo nga gjësendet tjera. Të gjithë kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet në komunikatën e prokurorisë për media.

Gjithashtu bëhet me dije se një prej personave si i dyshuar për vrasje ndodhet në arrati, ndërkohë që të gjithë personat e përfshirë raportohet se kanë të shkuar kriminale.

“Prokurori, rastin në fjalë e ka cilësuar ‘Vrasje të rëndë’ neni 173, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” neni 366 dhe “Pjesëmarrje në rrahje” neni 187 i Kodit Penal të Kosovës”, njofton prokuroria.

Sipas prokurorisë, nga përplasja e armatosur midis disa personave, si pasojë e plagëve të marra nga armët e zjarrit, e ka humbur jetën në spital Kastriot Ramadani 37-vjeç.

Të dyshuar për vrasjen e 39 vjeçarit Kastriot Ramadani, janë Dukagjin Nikollaj, një person me precedentë penal në fushën e trafikut të drogës, i shpallur në kërkim dhe nga FBI.

Të dyshuarit e tjerë janë Andi Pajaziti, i cili ndodhet i arrestuar në spital, si dhe Hysni Geci dhe Gëzim Zakuti, po ashtu të arrestuar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy