Arsenali siguroi fitoren e finales së Superkupes Angleze pasi e mundi 4-1 mbajtësin e Premier League dhe FA Cup, Manchester City, pas gjuajtjes së penalltive në stadiumin Wembley.
City kaloi në epërsi përmes Cole Palmer në minutën e 77-të, pasi sulmuesi depërtoi brenda nga e djathta dhe bëri një gjuajtje të shkëlqyer e cila e mposhtu portierin Aaron Ramsdale. Arsenali, megjithatë, shënoi golin e barazimit në sekondat e fundit të ndeshjes me Leandro Trossard, gjuajtja e të cilit u devijua pas Ortegës nga Manuel Akanji për ta dërguar ndeshjen në penallti.
Në gjuajtjen e penalltive, Për manchester Citin, mesfushori Kevin De Bruyne e goditi traversën dhe Ramsdale e priti gjuajtjen nga Rodri përpara se Fabio Vieira të kthente penalltinë fituese në gjuajtjen e penalltisë së katërt.
Ishte hera e 17-të që Arsenali e fiton këtë trofe dhe u shfaqen shumë shenja inkurajuese që ata të marrin më shumë nga performanca e tyre në këtë sezon. Debutuesit Declan Rice dhe Jurrien Timber lanë përshtypje. Nënshkrimi i ri Kai Havertz la për të dësëhiruar sepse ai duhet të kishte shënuar me një mundësi të madhe që e pati në pjesën e parë.
Menaxheri i Cityt, Pep Guardiola do të ketë vënë në dukje se sulmuesi yll Erling Haaland vazhdon të mos jetë në formë, pasi e edhe sezonin e kaluar e përfundoi vetëm me një gol në tetë ndeshjet fundit në të gjitha garat.
Impresionuese ishte performanca e Cole Palmer i cili vetëm 8 minuta pas zëvendësimit të Erling Haaland shënoi një super gol duke e çuar në epërsi Manchester Cityn me 0:1.
Megjithatë, një pozitiv për Cityn ishte pamja e De Bruyne që hyri në lojë për gjysmë ore të fundit për minutat e tij të para që nga finalja e Ligës së Kampionëve në qershor, kur ai doli me një dëmtim të kërdhokullës, megjithëse nuk ishte karakteristik i saktë nga pika e bardhë në gjuajtjen e penalltive.
Ndeshja dha gjithashtu një shenjë të hershme të asaj që duhet pritur nga zyrtarët e ndeshjes në sezonin e ardhshëm, me lojtarët dhe trajnerët që kanë rënë dakord për një të ashtuquajtur “Karta e Pjesëmarrësve” që do të thotë se ata do të përballen me sanksione më të rrepta për sjellje të keqe në ndeshje.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë për shkak të një përplasje me referët ndihmës, pasi Rodri bëri një faull taktik për të parandaluar një shkëputje por që nuk u ndëshkua nga referi kryesor. Sido që të jetë, dy lojtarë – Thomas Partey i Arsenalit dhe Julián Álvarez i Cityt – u ndëshkuan me kartona të verdhë në këtë ndeshje.