Mokna festoi “Të Qethat 2023”

by

U mbajt edhe këtë vit, si cdo vit tjetër, në bjeshkët e bukura të Istogut, riti tradicional “Të Qethat 2023”.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati, nëpërmjet faqes se tij në Facebook, ku me krenari e ka quajtur bjeshkën e komunës së tij, “Bukuroshja e Ballkanit”.

banner

Postimi i plotë:

“Bukuroshja e Ballkanit”, MOKNA, na priti sot për të manifestuar ritin tradicional “Të Qethat 2023”.

Kënaqësi që kjo ngjarje tuboj një numër të madh të qethtarëve vullnetarë, blegtorëve të shumtë, bashkatdhetarëve dhe qytetarëve tanë që erdhën për të parë nga afër ritin e qethjes së deleve si dhe për të shijuar bukuritë e Bjeshkëve tona.

Përveç kësaj pjesëmarrësit e këtij manifestimi u shërbyen me ushqim dhe produkte tradicionale të bjeshkës dhe jo vetëm, në kuader të këtij manifestimi u mbajten edhe lojra të ndryshme si: Mundje🤼‍♂️, tërheqje me litar dhe gjuajtja e gjylës!

Tani, duhet të fokusohemi në investimet në turizëm, të investojmë në këto bukuri natyrore, dhe të investojmë në njerëz që i ruajnë këto tradita dhe i kultivojnë ato”, ka shkruar kryetari Ilir Ferati.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy