18 persona kanë mbetur të plagosur këtë të diel në rrugës e Shqipërisë në katër aksidente rrugore.
Në Rrugën e Kombit një automjet me targa të Serbisë është përplasur me trafikndarësen dhe ka dalë nga rruga në fshatin Gziq. 5 anëtarët e familjes po udhëtonin drejt bregdetit për pushime. Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë.
Kur akrepat e orës shkuan 07:30 në vendin e quajtur “Safari park” në Fier u përplasën dy automjete të tjera. Nga ky aksident mbetën 10 persona u lënduan. Sipas policisë, dy pasagjerë 25 dhe 56 vjeç ndodhen në spital në gjendje të rendë, ndërsa 2 drejtuesit e mjeteve dhe 6 pasagjerë të tjerë u transportuan në spital për të marrë mjekim dhe për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Aksidenti i radhës ndodhi në Korçë. Një makinë me drejtues një 74-vjeçar ka përplasur një motor, duke lënë të plagosur drejtuesin e saj. Ndërkohë në Shkopet në aksin rrugor Burrel–Skuraj, në vendin e quajtur “Vabli” dy persona janë plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë saj. Nga aksidentet 3 prej të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë, por deri më tani nuk është shënuar asnjë viktimë.
Shkak për katër aksidentet me 18 persona të plagosur dyshohet se është bërë lagështia në rrugë.