EMRI| Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, arrestohet në Kosovë organizatori

by informim

Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet në Kosovë, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Aldo Majnishta, një nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së shtetasit Jan Prenga.

“Si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe ILECU-së, Kosovë, informacione këto të siguruara nga strukturat e Policisë, për një shtetas të kërkuar që qarkullonte në Kosovë, me dokumentet e një shtetasi tjetër, në kuadër të operacionit “Pengmarrja”, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Aldo Majnishta, 29 vjeç, lindur në Shkodër. Ky shtetas, në momentin e kapjes, ka paraqitur pranë autoriteteve kosovare, dokumentet e një shtetasi tjetër. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me këto autoritete, janë kryer një sërë verifikimesh nga të cilat ka rezultuar se shtetasi i kapur gjatë operacionit ishte Aldo Majnishta”, bën me dije policia.

banner

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy