Robin Haxhi Krasniqi ka fituar dje ndaj Nadjib Mohammedit në meçin e zhvilluar në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Krasniqi fitoi pas vendimit të gjyqtarit për ta diskualifikuar kundërshtarin, shkaku i gabimeve të shumta.
Boksieri shqiptar ka falënderuar popullin e tij pas këtij meçi.
Ja postimi i tij:
“Falemnderit populli im, falemnderit Prishtinë, falemnderit Kosovë, për gjithë këtë përkrahje tuajën.
Jam shumë i emocionuar dhe i gëzuar, fillimisht nga realizimi i ëndrrës sime për të boksuar para jush, e edhe më me fitoren e sontme timen dhe tuajën gjithashtu.
Falenderoj çdo ekip e person të angazhuar në këtë mega projekt timin”, shkroi Robin Krasniqi.