Kurti emëroi zëvendësministër serbin pjesëmarrës në luftë, Kadrijaj: Kemi alarmuar se Qeveria është “antikombëtare”

by informim

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas emërimit zëvendësministër të një ish-pjesëmarrësit serb në luftën e fundit në Kosovë.

Radoica Radomiroviq, më 25 maj të këtij viti ishte emëruar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti si Zëvendës Ministër për Komunitete dhe Kthim.

Për këtë Kadrijaj ka thënë se me kohë është alarmuar se kjo qeveri është “antikombëtare”.

“Albin Kurti paska emëru për zëvendësministër një ushtarak të ushtrisë serbe, i cili e paska pohuar vet që ka qenë pjesë e kësaj ushtrie gjatë kohës që shqiptarët vriteshin e masakroheshin. Se kjo qeveri është antikombëtare kemi alarmuar qysh herët, nisur nga urrejtja për ata që kanë udhëhequr luftën dhe nga diskriminimi që i bëhet veteranëve”, është shprehur Kadrijaj.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy