Man City planifikon transferimin e Mitomas

by informim

Pep Guardiola është i interesuar që të transferojë Kaoru Mitoman nga Brightoni në këtë afat kalimtar veror.

Anësori japonez ka një ofertë kontrate pesëvjeçare nga Brightoni, por lojtari është duke i shqyrtuar opsionet.

Marrëveshja e tij aktuale ka edhe dy vjet të mbetura, por Brighton janë të prirur ta rinovojnë marrëveshjen dhe tashmë kanë tërhequr interesimin edhe nga Arsenali e Chelsea.

Trajneri i Cityt, Guardiola dëshiron të sjellë një lojtar të ri pas transferimit të Riyad Mahrez për 35 milionë euro te skuadra e Arabisë Saudite, Al-Ahli.

Spanjolli është një tifoz i madh i Mitoma – i cili mund të luajë në të dyja krahët – dhe e veçoi atë për gjatë turneut para-sezonal të Cityt në Lindjen e Largët.

Megjithatë, Brighton nuk ka gjasa ta lejojë reprezentuesin japonez të largohet lehtë.

Dhe duke pasur parasysh ndikimin e menjëhershëm të 26-vjeçarit në Ligën Premier sezonin e kaluar, ai mund të kushtojë deri në 60 milionë euro. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy