Napoli planifikon një klauzolë të veçantë për Osimhen në lidhje me klubet nga Arabia Saudite

by informim

Napoli ka zhvilluar shtatë takime me agjentin e Victor Osimhen dhe ka nisur një plan për një klauzolë që do ta mbronte nga interesimi i klubeve saudite.

Nigeriani dëshiron të nënshkruajë kontratë të re afatgjate me Partenopei dhe shpreson në rritje të pagës në përputhje me rëndësinë e tij për klubin.

banner

Po ashtu, 24-vjeçari është i interesuar edhe për një klauzolë që do t’i ofronte kontroll më të madh për të ardhmen e tij.

Al Hilal ka shprehur interesim serioz për transferimin e Osimhen këtë verë dhe klubi nga Saudi Pro League është i gatshëm ta paguajë një milion euro në javë.

Sky Sports Italia detajon se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, mendon t’i përfshijë dy klauzola lirimi në kontratën e sulmuesit – një për klubet evropiane dhe një tjetër afro dyfish më të lartë për klubet saudite.

Përfaqësuesit e futbollistit duan që klauzola bazë të jetë në vlerë prej 110 milionë eurosh, derisa Partenopei dëshiron që të jetë së paku 150 milionë euro.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy