Rita Ora befasohet nga burri i saj në skenë, puthet me të para mijëra spektatorëve në koncert

by informim

Rita Ora dukej senzacionale e veshur me një kostum ngjyrë rozë të ngushtë teksa u ngjit në skenë, në Big Slap Festival në Suedi të shtunën mbrëma.

Këngëtarja shqiptare ka festuar përvjetorin e parë të martesës me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, 47 vjeç, duke e nxjerrë atë në skenë për herë të parë, shkruan DailyMail.

Çifti i dashuruar shpejt u përqafuan dhe u puthën në skenë para shikuesve të festivalit kur Rita ndaloi performancën, për të pritur burrin e saj në skenë.

Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj, teksa dukej bukur në kostumin i cili kishte një dekolte dhe një prerje të madhe që tregonte barkun e saj të tonifikuar.

Interpretuesja e hitit “You Only Love Me” i shtoi centimetra lartësisë së saj me një palë çizme metalike me lidhëse dhe vendosi një palë syze ngjyrë rozë.

Reklama

Rita e kompletoi veshjen e saj me një numër unazash shumëngjyrëshe dhe një palë vathë të koordinuar me rrathë.

Ndërkohë regjisori me origjinë nga Zelanda e Re, Taika dukej gjithashtu elegant i veshur me një xhaketë blu dhe pantallona të ngjashme, të cilat i kombinoi me një këmishë të guximshme me lule.

Ai u pa duke fotografuar gruan e tij magjepsëse në prapaskenë.

Rita nuk e kurseu buzëqeshjen e saj teksa dha një shfaqje shumë energjike, duke interpretuar në skenë disa nga hitet e saj.

Ylli i muzikës pop u pa më vonë në prapaskenë me një peshqir të mbështjellë mbi njërën shpatull dhe mbante një pije të madhe të nxehtë.

E veshur me një mini fustan elegant me material xhins, Rita qëndroi e buzëqeshur teksa pozoi me French Montanan në festival.

Ajo veshi një palë çizme xhinse të gjata deri te gjunjët dhe për aksesorë vendosi një palë syze ngjyrë blu.

Ndërkohë reperi French, emri i vërtetë i të cilit është Karim Kharbouch, dukej gjithashtu me stil me një kapuç portokalli dhe xhinse të zeza.

Ky koncert vjen pak kohë pasi Rita Ora ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa pamje të dasmës së saj me Taikan, të mbajtur një vit më parë.

Artistja e lindur në Kosovë i përfshiu këto pamje në klipin e këngës së saj më të re, “You & I”.

Në krijimtarinë e shkrepur bukur, Rita dokumentoi ditën e saj të madhe, duke filluar me një vështrim nga prapaskenat e përgatitjes së saj si nuse.

Pamjet e mrekullueshme përfshinin gjithashtu momentin kur Taika pa gruan e tij të ardhshme për herë të parë teksa ajo ecte nëpër altar.

Dyshja po gufonin nga lumturia teksa u bënë çift i martuar dhe shkëmbyen një puthje të parë pasionante si burrë e grua.

Çifti u martuan në një ceremoni të improvizuar që e planifikuan për vetëm dy javë me tetë persona të pranishëm, vitin e kaluar në Los Angeles. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy