Shtetet e Bashkuara kanë bërë daljen e tyre më të hershme ndonjëherë nga Kupa e Botës për femra, duke humbur nga Suedia me penallti.
Në gjuajtjen e penalltive që pasoi nga barazimi 0-0 i lojës së rregullt, goditja e fundit nga pika e bardhë e cila u duk sikur u prit nga portierja amerikane Alyssa Naeher, megjithatw pas njw rishikimi nga Var tregoi se topi kishte kaluar vijën me milimetra dhe se Suedia e kishte fituar ndeshjen.
Portierja Naeher dukej e tërbuar dhe vazhdoi të protestonte te zyrtarët e ndeshjes, por në anen tjetër lojtarët suedeze nuk u ndalen për të dëgjuar ankesat e saj teksa u grumbulluan mbi njëra-tjetren për të festuar.
SHBA e kontrollin mbi lojë, në të vërtetë u desh deri në minutën e 85-të që Suedia të bënte goditjen e parë në portë – por megjithatë nuk arriten të shënojnë.
Merita për ruajtjen e barazimit duhet t’i shkojë portieres suedeze Zecira Musovic, e cila bëri një numër pritjesh spektakolare të përpjekjeve të Horanit të goditjes me kokë nga Alex Morgan në minutat e fundit të kohës normale.

Pavarësisht një paraqitjeje që i mungonte shkëlqimi që mund të pritej nga një ekip i kalibrit të tyre, Suedia mund të jetë krenare për arritjen e tyre për të nënshtruar SHBA-në. Suedia do të përballet me Japoninë në çerekfinale të premten më 11 gusht.