Çka thotë Qeveria e Kosovës për letrën e politikanëve perëndimorë dërguar SHBA-së dhe BE-së

by informim

Qeveria e Kosovës ka thënë se mirëpret letrën e politikanëv perëndimorë dërguar SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe, ku kërkohet qasje më e ashpër ndaj Serbisë, në mesin e tensioneve me Kosovën.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se mirëpresin dhe falënderojnë nënshkryesit e kësaj letre, “për interesimin e tyre mbi Kosovën, mbështetjen ndaj saj, por edhe angazhim për të vënë në pah në këtë letër shkaqet dhe shkaktarët e situatës në veri të vendit tonë”.

banner

“Ne e mirëpresim letrën në fjalë dhe e falënderojmë kryetaren e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, senatorin Bob Menendez, kongresistët amerikanë, Torres dhe Titus, kryetarin e komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth dhe gjithsecilin prej deputetëve dhe kryetarëve të komisioneve parlamentare për Politikë të Jashtme të vendeve mike, përfshirë atë të Ukrainës, për interesimin e tyre mbi Kosovën, mbështetjen ndaj saj, por edhe angazhim për të vënë në pah në këtë letër shkaqet dhe shkaktarët e situatës në veri të vendit tonë. Ne mbesim të përkushtuar për deeskalim të plotë të situatës në veri, vigjilent ndaj çfarëdo potenciali për ri-eskalim, dhe besnik ndaj ligjshmërisë dhe kushtetutshmëri”, tha Kryeziu për RTV21.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy