Dikush e shkruan “UÇK” në Suhodoll të Mitrovicës, “shqetësohen” në Beograd

by informim

Në fshatin Suhodoll afër Mitrovicës së Veriut është parë një grafit ku shkruhet “UÇK” dhe anash saj një zemër. Për çudi, ky është parë si provokim nga serbët ndërkohë që shumë media serbe po e raportojnë si shqetësim një gjë të tillë.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ndjell krenari mes shqiptarëve të Kosovës dhe shërben si shenjues i lirisë dhe përfundimit të represionit jugosllav.

banner

Por krejt ndryshe – edhe përmes propagandës nga Beogradi – duket se e përjetojnë serbët e vendit.

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka njoftuar për grafitin në fjalë, duke i bërë edhe një mal me akuza tjera të papranueshme.

“Serbët e këtij fshati u shqetësuan nga ky sulm antiqytetërues ndaj një objekti shëndetësor, i cili rrit frikën te populli serb në situatën tashmë të tensionuar në veri të Kosovës”, thuhet në këtë reagim.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy